Thursday, June 18, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLI I FEMRAVEFANTASTIKE/UEFA prezanton shortin e turit të dytë të 'Uefa Womens Champions League'...

FANTASTIKE/UEFA prezanton shortin e turit të dytë të ‘Uefa Womens Champions League’ me…Vllazninë

Sot në ora 15:00 do të hidhet shorti i turit të dytë të “UEFA Women’s Champions League” ku siç dihet sivjet Vllaznia për herë të parë do të marrë pjesë në këtë tur. Kjo ka ardhur falë ecurisë së saj të mirë në edicionet e mëparshme, aq sa i ka dhënë madje të drejtë Shqipërisë që në sezonin e ri të marrë pjesë me dy ekipe në Champions teksa përveç Vllaznisë kampione që merr pjesë në turin e dytë, është edhe Apolonia e renditur në vendin e dytë në kampionat që do të marrë pjesë në turin e parë.

Ky padyshim që është një sukses që kurrsesi nuk duhet anashkaluar, por ajo që të bën përshtypje është se FSHF ende nuk e ka promovuar si arritje. Megjithatë Vllaznia e bëri të sajën duke bërë që Shqipëria të marrë pjesë me dy skuadra në Champions, si asnjë vend tjetër i Rajonit!!!

Jo vetëm kaq. por UEFA në faqen e saj ditën e sotme teksa ka publikuar lajmin për hedhjen e shortit të turit të dytë të kompetionit më të rëndësishëm për futbollin e femrave për klube, shkrimin e ka shoqëruar me një foto ku është emri i KFF Vllaznia si njëra prej pjesmarrëseve.

Të jetë rastësi apo vlerësim për pjesmarrjen për të 13-tën herë në këtë kompeticion, kjo nuk dihet por e rëndësishme është që VLLAZNIA është një faktor i rëndësishëm tashmë për futbollin e femrave edhe në Europë dhe këtë fakt nuk mund ta mohojë askush.

Sa i takon shortit, 28 ekipet pjesmarrëse në turin e dytë janë ndarë në dy grupe dhe Vllaznia bën pjesën në grupin 2. Në këtë grup janë 16 skuadra, teksa 8 janë ato që konsiderohen të favorizuarat, mes të cilave është edhe Vllaznia dhe 8 të tjerat jo të favorizuara. Nga hedha e goglave do të përcaktohen katër grupe me nga katër skuadra.

Ja tabela paraprakte e shortit të turit të dytë, nga ku do të dalin edhe skuadrat e tjera që do jenë në grup bashkë me Vllazninë:

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments