Saturday, June 20, 2026
FAQJA E PARE ATLETIKELAJMI I FUNDIT/ Franko Burraj vendos rekord të ri kombëtar në garën...

LAJMI I FUNDIT/ Franko Burraj vendos rekord të ri kombëtar në garën e 400 metrave

Franko Burraj nuk zhgënjen asnjëherë dhe kështu ka ndodhur edhe sot kur ka thyer edhe njëherë tjetër rekordin kombëtar të garës së 400 metrave teksa ka vendosur rezultatin e ri 45″85. Ka ndodhur kështu në garat e Kampionatit Ballkanik ndërkohë që sa i takon vendit, ai ka qenë i pafat sepse e ka humbur për pak medaljen e brozntë duke u renditur i katërti.

Ja postimi i Shoqatës së Atletikës Vllaznia për këtë rezultat të ri të sportistit rekordmen të saj:

“FRANKO BURRAJ REKORD TË RI KOMBËTAR NË GARËN E 400 METRAVE

Atleti ynë ka shkëlqyer sërish dhe pasditen e sotme ka vendosur një tjetër rekord të ri kombëtar në garën e 400 metrave. Koha e re e vendosur prej tij në garat e Kampionatit Ballkanik që po zhvillohet në Volos të Greqisë është 45″85 duke thyer kështu rekordin e vendosur me dy të qindtat rekordin e mëparshëm që mbahej po prej tij dhe ishte vendosur para një viti në Maribor të Sllovenisë.

Urime Franko Burraj, urime profesor Bruno Rrotani për këtë sukses të rradhës”.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments