Monday, June 22, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREMisteri i mungesës së Kallakut në fazën përgatitore në Slloveni, shkak pasaporta...

Misteri i mungesës së Kallakut në fazën përgatitore në Slloveni, shkak pasaporta apo ka probleme të tjera për t’u zgjidhur?

Shkruar nga Maringlen ZHIVANI

Mesfushori i Vllaznisë, Sherif Kallaku, nuk është bashkuar me skuadrën në fazën përgatitore që po zhvillohet në Slloveni. Edhe pse është pjesë e listës së ekipit për sezonin e ri, ai nuk ka udhëtuar me grupin kuqeblu.

Sipas informacioneve zyrtare që qarkullojnë pranë klubit, mungesa e tij lidhet me skadimin e pasaportës, çka e ka penguar të udhëtojë me skuadrën. Nëse pajiset me dokumentacionin e ri brenda pak ditësh, Kallaku pritet t’i bashkohet menjëherë ekipit në Slloveni.

Megjithatë, deri tani nuk ka një konfirmim zyrtar për këtë çështje dhe mbetet për t’u parë nëse ky është vërtet shkaku i mungesës së tij, pasi zëra të ndryshëm pohojnë se arsyet janë të tjera.

Ndërkohë, Kallaku vazhdon të jetë pjesë e planeve të Vllaznisë për sezonin e ri, pavarësisht interesimit konkret nga Teuta dhe një oferte shumë të mirë financiare nga ana e saj drejt fantazistit.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments