Tuesday, June 23, 2026
FAQJA E PARE KRYESOREBasketbollisti shkodran rikthehet te Peja

Basketbollisti shkodran rikthehet te Peja

Shkruar nga Maringlen ZHIVANI

Basketbollisti shkodran dhe pjesëtari i Kombëtares së Shqipërisë, Daniel Lekndreaj, do të rikthehet te Peja për sezonin 2026/27. Pas eksperiencave të mëparshme në basketbollin kosovar, Lekndreaj pritet të jetë një nga përforcimet e rëndësishme të skuadrës verdhezi për edicionin e ri.

Për 28-vjeçarin shkodran bëhet fjalë për një rikthim në një ambient ku ka luajtur më parë, ndërsa eksperienca dhe cilësitë e tij pritet t’i japin më shumë forcë Pejës në garat që e presin.

Drejtuesit e klubit besojnë se afrimi i tij do të ndikojë drejtpërdrejt në objektivat për titull. Lekndreaj pritet të marrë një rol të rëndësishëm në formacion që në ndeshjet e para të sezonit. Rikthimi i tij shihet edhe si një sinjal i qartë për ambiciet e larta të Pejës në këtë edicion.

Burimi: Gazeta “SHKODRA SPORT”

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments