Ka disa ditë që është larguar, por zyrtarisht që sot Melos Bajrami nuk është më pjesë e Vllaznisë. Dhe klubi shkodran e falenderon për kontributin e dhënë në këto dy ditë me fanellën kuqeblu duke i uruar njëkohësisht suksese në karrierën e tij të mëtejshme.
Ja statusi i klubit shkodran:
“Faleminderit, Melos Bajrami!
Pas dy sezoneve me fanellën kuqeblu, rrugëtimi i Melos Bajramit me Vllazninë mbyllet këtu.
Me përkushtimin, seriozitetin dhe kontributin e tij në fushën e lojës, Melosi ishte pjesë e rëndësishme e skuadrës sonë në një periudhë të rëndësishme për klubin.
KF Vllaznia e falënderon për gjithçka ka dhënë për këto ngjyra dhe i uron suksese të mëtejshme në karrierën e tij sportive dhe në çdo sfidë që e pret në të ardhmen.
Faleminderit, Melos!”


