Wednesday, June 24, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIORELëvizje 'low-cost' tek Vllaznia, afrimet e deritanishme nuk bindin tifozët

Lëvizje ‘low-cost’ tek Vllaznia, afrimet e deritanishme nuk bindin tifozët

Shkruar nga Maringlen ZHIVANI

Merkatoja e verës tek Vllaznia deri në këto momente është karakterizuar nga afrime me kosto të ulët, duke mbetur dukshëm larg pritshmërive të tifozerisë shkodrane. Deri tani, kuqeblutë kanë zyrtarizuar afrimet e futbollistëve si Patrik Bardhi, Herald Marku, Bruno Brajkoviç, Xhezair Avduli dhe Fatbardh Latifi.

Futbollistë që pritet të shtojnë alternativat në organikë, por që deri më tani nuk konsiderohen si goditje të mëdha në merkato. Në ambientin kuqeblu vihet re një mungesë entuziazmi nga ana e tifozëve, të cilët prisnin afrime më cilësore dhe me peshë për të rritur nivelin konkurrues të skuadrës, sidomos në prag të angazhimeve në Europë.

Mbetet për t’u parë nëse drejtuesit e Vllaznisë do të reagojnë në vijim të merkatos me afrime të tjera më të rëndësishme, që do të ndryshonin perceptimin aktual dhe do të rrisnin edhe pretendimet për objektivat e ekipit për sezonin e ri.

Burimi: Gazeta “SHKODRA SPORT”

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments