Vllaznia e ka fituar miqësoren e dytë në Slloveni. Ndryshe nga ajo e para dy ditëve ndaj sllovenëve të Olimpia Ljubjana, këtë herë shkodranët kanë triumfuar me rezultatin 6-3 ndaj ekipit kroat NK Rudes.
Ndeshja ka nisur me një formacion të alternuar për ekipin e Vllaznisë ku trajneri Martini i kishte dhënë hapësirë edhe lojtarëve të rinj apo dhe ndonjë futbollisti të ardhur së fundi nga merkatoja. 45 minutat e para të këtij takimi janë mbyllur me shifrat 3-2 në favor të ekipit kroat, ku dy golat për kuqeblutë janë shënuar nga Herald Marku.
Ndërkohë në fillimi e pjesës së dytë, janë aktivizuar edhe lojtarë të tjerë, dhe në minutat e para të saj do të ishte pikërisht Rrok Toma i ardhur si huazim nga Partizani që do të gjuante në drejtim të portës dhe topi i devijuar edhe nga një mbrojtës përfundon në rrjetën e portër kundërshtare.
Por miqësorja do të kishte edhe gola të tjerë teksa në minutën e 65-të do të ishte rradha e kapitenit Bekim Balaj për të shënuar me kokë pas një krosimi nga e djathta. Në këtë miqësore do të kishte vend edhe për një gol të futbollistit të ri Aris Ara, ndërkohë që Balaj do të shënonte sërish golin e tij të dytë dhe të gjashtin për Vllazninë në këtë miqësore.
Përfundimisht 6-3 për Vllazninë në këtë miqësore të dytë të saj në tokën sllovene ku po zhvillon fazën përgatitore, kur të parën siç dihet e pat humbur 0-4 ndaj Olimpia Ljubjana. Në ditët e ardhshme kuqeblutë kanë planifikuar të zhvillojnë edhe tre miqësore të tjera përpara se të kthehen në Shkodër.
Burimi: Gazeta “SHKODRA SPORT”


