Saturday, June 27, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIORE12 ditë para ndeshjeve europiane, stadiumi 'Loro Boriçi' në gjendje aspak normale

12 ditë para ndeshjeve europiane, stadiumi ‘Loro Boriçi’ në gjendje aspak normale

Pas 12 ditësh, saktësisht më 9 korrik në ora 19:00 ekipi i Vllaznisë do të mirëpresë në stadiumin “Loro Boriçi” ekipin e Malishevës në kuadrin e ndeshjeve të turit të parë të kompeticionit të rëndësishëm europian “UEFA Conference League”.

Skuadra kuqeblu ka ditë që po përgatitet në Slloveni për këto ndeshje dhe kuptohet që dëshiron të paraqitet sa më denjësisht, por në fakt ajo që të lë një shije të keqe është gjendja e stadiumit ku do të luhet kjo përballje me vëllezërit kosovarë.

Mjaftojnë të shohim këto foto të bëra sot në këtë impiant sportiv, për të kuptuar se gjendja nuk është aspak e mirë, për të mos thënë se nuk është aspak normale. Gjëja parësore, ndoshta edhe për anën vizive, janë stolat e tribunës qendrore dhe pankinat e të dy ekipeve thuajseve të shkatërruara tërësisht.

Në fakt Bashkia Shkodër në buxhetin e saj të këtij viti ka miratuar një fond të konsiderueshëm pikërisht për zëvendësimin e këtyre stolave dhe rregullimin e pankinave. Megjithatë duket se procedura ka mbetur në vend dhe tenderi nuk është hapur ende. Çka do të thotë se edhe në këto ndeshje europiane do të luhet në këto kushte aspak normale.

Fotot e gjendjes ku ndodhet stadiumi, flasin vetë…

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments