Solbakeni i ka befasuar të gjithë me vendimin për të lënë në stol yjet e Norvegjisë përballë Francës. “Gjelat” triumfuan me shifrat 1-4, duke i lënë nordikët në vendin e dytë në renditje. Një pozicion i cili i siguroi norvegjezëve një rrugëtim më të favorshëm. Norvegjia rrezikon përplasjen me Brazilin, por Solbakeni ka thënë për mediat se brazilianët nuk kanë fituar asnjë ndeshje kundër tyre.
“Ndeshje e mundshme me Brazilin? Nuk na ka mundur kurrë në histori. Në rastin tonë, nuk mund të flasim për këtë. Kemi një ndeshje të vështirë kundër Bregut të Fildishtë përpara, ata kanë një nga ekipet më të forta fizikisht. Mendoj se Brazili do të avancojë, por pastaj do të shohim se çfarë do të ndodhë.
Ka njerëz që kanë paguar shumë para për Odegardin dhe Halandin? Po, e kuptoj mendimin tuaj. Ne duam të qëndrojmë këtu dhe të luajmë sa më shumë ndeshje të jetë e mundur. Jam këtu për të marrë vendimet më të mira për të vazhduar përpara dhe për të luajtur, jo vetëm për të argëtuar. Tani duhet të ndërrojmë hotele dhe kemi një ditë pushim më pak, gjë që justifikon edhe zgjedhjen time”, ka deklaruar Stale Solbakeni./Sport Ekspres/


