Saturday, June 27, 2026
FAQJA E PARE KRYESOREMalisheva 'tremb' Vllaznisë. Afron në rradhët e saj golashënuesin më të mirë...

Malisheva ‘tremb’ Vllaznisë. Afron në rradhët e saj golashënuesin më të mirë të kampionatit

Ndryshimet e pësuara tek ekipi i Malishevës në postet teknike, me afrimin e drejtorit të ri sportiv dhe të trajnerit Thomas Brdariç kanë bërë që të ketë shumë ndryshime edhe në përbërjen e skuadrës. Pak ditë më parë, kundërshtari i Vllaznisë njoftoi mbylljen e bashkëpunimit me plot 5 futbollistë dhe pikërisht Flamur Gashi, Altin Aliu, Mevlan Zeka, Assane Diatta dhe Samuel Opeh.

Por nga ana tjetër kanë marrë tre lojtarë, Kreshnik Uka, Keslin Shani, Korab Luma. Interesant është afrimi i parë, ai i Kreshnik Ukës. Ky i fundit vjen nga ekipi i Drenicës dhe ka qenë një kërkesë e trajnerit Brdariç për ta patur me çdo kusht në skuadër që është plotësuar nga drejtuesit e klubit.

Brdariç dhe Uka kanë punuar sëbashku sezonin e kaluar tek Drenica dhe e njohim mirë njëri- tjetrin. Sulmuesi tregoli vlerat e tij duke shënuar plot 19 gola dhe duke u shpallur golashënuesi më i mirë i sezonit të kaluar në Kosovë. Tashmë ai do ta kërkojë të tregojë vlerat e tij edhe me ekipin e ri duke filluar nga dy ndeshjet me Vllazninë më 9 dhe 15 korrik.

Ekipi i Malishevës prej disa ditësh është spostuar në Bullgari për të zhvilluar atje fazën përgatitore dhe deri tani ka zhviluar dy ndeshje miqësore. Të parën e ka luajtur ndaj ekipit rumun Sepse OSK dhe e ka fituar me rezultatin e pastër 3-0 me dy gola të shënuar nga Laurent Xhylani dhe një nga Mark Bushaj. Ndërsa miqësoren e dytë e luajti ndaj ekipit bullgar PFC Rilski Sportist të cilën e fitoi 3-1 me golat e Mark Bushaj, Omer Bajraktarit dhe Valmir Nafiut.

Burimi: Gazeta “SHKODRA SPORT”

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments