Friday, July 3, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREMERKATO/ Emiljano Musta firmos me Vllazninë

MERKATO/ Emiljano Musta firmos me Vllazninë

Shkruar nga Maringlen ZHIVANI

Vllaznia ka kryer një tjetër lëvizje të rëndësishme në merkaton e verës. Burime pranë klubit bëjnë me dije se Emiljano Musta është futbollisti më i ri i kuqebluve, pasi mbrojtësi 34-vjeçar ka firmosur sot kontratën me ekipin shkodran, duke i dhënë fund qëndrimit te Elbasani.

Prezantimi i tij pritet të bëhet ditën e nesërme, teksa nga burime të “Shkodra Sport” mësohet se kontrata e firmosur prej tij është një-vjeçare, me opsion rinovimi nga klubi edhe për një vit tjetër. Afrimi i Mustës nuk lidhet vetëm me forcimin e organikës për sezonin e ri, por edhe me objektivin e menjëhershëm të Vllaznisë në arenën europiane.

Trajneri Edi Martini fiton kështu një alternativë me përvojë në repartin difensiv, ndërsa klubi po punon që të ketë në dispozicion grupin më të plotë të mundshëm për sfidat europiane. Musta ka zhvilluar një karrierë të gjatë në futbollin shqiptar, duke veshur fanellat e Egnatias, Partizanit, Teutës, Flamurtarit, Kukësit, Laçit dhe Shkumbinit. Me Egnatian ai fitoi edhe titullin kampion të Shqipërisë në sezonin 2023/24.

Burimi: Gazeta “SHKODRA SPORT”

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments