Thursday, July 9, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREE KRYER/ Pohls dhe Kallaku nuk do të jenë më pjesë e...

E KRYER/ Pohls dhe Kallaku nuk do të jenë më pjesë e Vllaznisë

Pavarësisht se janë ende në listën e federimit të Vllaznisë dhe pavarësisht se janë ende nën kontratë me të, portieri Leon Pohls dhe mesfushori Sherif Kallaku nuk mund të konsiderohen pjesë e kësaj skuadre.

Të dy ata kanë shprehur dëshirën për t’u larguar dhe vetë trajneri Martini dje në konferencë për shtyp u shpreh se nuk mund t”i mbajmë lojtarët me zor. Kjo do të thotë se ata të dy nuk janë në planet e tij, por kjo nuk do të thotë se mund të largohen lehtë nga Shkodra.

Burime të Gazetës bëjnë të ditur se për të dy lojtarët ka bisedime me Sherif Tiraspol (i interesuar për Pohls) dhe Teutën (e interesuar për Kallakun) dhe po negociohet për shumat financiare që ato duhet të paguajnë për të marrë kartonat e tyre.

Tashmë mbetet për t’u parë sesa do të jenë shumat financiare që Vllaznia do të arkëtojë por nga ana tjetër stafit teknik do t”i duhet të mendojë për gjetjen e zëvendësuesve të tyre.

Burimi: Gazeta “SHKODRA SPORT”

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments