UEFA ka bërë sërish ndryshime në listën e Vllaznisë për ndeshjen e parë kundër Malishevës në Ligën e Konferencës. Dy emrat të rinj janë shtuar dhe bëhet fjalë për Emiljano Mustën dhe Rrok Tomën.
Dy emrat janë përfshirë në listë pasi UEFA lejon që të bëhen dy ndryshime në listën e dorëzuar në datën 3 dhe deri në ditën e ndeshjes. Vllaznia ka kërkuar që të regjistronte të gjithë lojtarët e ardhur në merkaton e verës, por duke qenë se nuk ka qenë e mundur ka zgjedhur vetëm këta dy futbollistë.
Nëse nuk do arrinte të federonte Mustën dhe Tomën, kuqeblutë do të kishin vetëm 11 lojtarë nga lista A dhe pjesa tjetër do të ishte nga lista B. Tashmë të dy këta lojtarë do të munden të luajnë që mbrëmjen e sotme ndaj Malishevës duke ia lehtësuar sadopak “dhimbjet e kokës” trajnerit Martini.



