Lezhjanët nuk kanë ndër mend të ndalen në merkato dhe sot kanë prezantuar edhe dy përforcimet e rradhës. I pari është mesfushori Sabit Bilali. Shqiptari i Maqedonisë së Veriut ka një eksperiencë të pasur teksa ka luajtur edhe me ekipe si Shkëndija e Tetovës apo dhe me Partizanin në kampionatin shqiptar.
Ndërsa lojtari tjetër që është prezantuar nga drejtori Malota është Musa Kambi. Lojtari 28 vjeçar nga Gambia ka luajtur së fundi në Kosovë me ekipin e Prizrenit dhe tashmë tek Besëlidhja do të synojë të bëjë më të mirën e tij për arritjen e objektivave që ajo ka.
Me Bilalin dhe Kambin, tashmë edhe trajneri Plori ka në dispozicion një organikë më të plotë dhe padyshim që ajo çfarë kërkohet tani është një fazë përgatitore e mirë dhe arritja e formës së duhur për sezonin e ri.
Kuptohet që objektivat e Besëlidhjes tashmë janë zyrtarizuar dhe ajo do të tentojë ngjitjen në Superiore. Një objektiv i shpallur nga presidenti Pjerin Fushaj dhe kryebashkiaku Pjerin Ndreu që para një sezoni dhe duket se gjërat janë në rrugën e duhur, falë investimit të bërë.
Burimi: Gazeta “ShKODRA SPORT”


