Wednesday, July 22, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLL - KATEGORIA E PAREDritan Smajli rikthehet në krye të Ilirisë, objektivi mbetet ngjitja në Superiore

Dritan Smajli rikthehet në krye të Ilirisë, objektivi mbetet ngjitja në Superiore

Shkruar nga Maringlen ZHIVANI

Trajneri Dritan Smajli ka nisur zyrtarisht punën në krye të Ilirisë për sezonin e ri 2026-27, pasi është rikthyer në pankinën e skuadrës nga Fushë-Kruja me synimin për ta bërë ekipin edhe më konkurrues në Kategorinë e Parë. Rikthimi i tij vjen pas një sezoni pozitiv të Ilirisë, e cila arriti deri në fazën “Play-Off” dhe ishte shumë pranë ngjitjes në elitën e futbollit shqiptar.

Smajli do të punojë së bashku me ndihmësin Elidon Topi për ndërtimin e skuadrës, duke synuar ruajtjen e boshtit të sezonit të kaluar dhe përforcimin e organikës me afrime cilësore.

Objektivi i stafit teknik është krijimi i një ekipi që të rivalizojë sërish për vendet e para dhe të luftojë për promovimin në Superiore. Në nisje të fazës përgatitore, trajneri lezhjan theksoi se bashkëpunimi me presidencën do të jetë çelësi për realizimin e objektivave të klubit.

Seanca e parë stërvitore u zhvillua në stadiumin “Redi Maloku”, me pjesëmarrjen e pjesës më të madhe të futbollistëve, ndërsa puna për kompletimin e skuadrës do të vijojë edhe gjatë merkatos.

Burimi: Gazeta “SHKODRA SPORT”

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments