Wednesday, July 22, 2026
FAQJA E PARE KRYESOREZyrtare/ Bayern Munich blindon me kontratë afatgjate talentin shqiptar Erblin Osmani

Zyrtare/ Bayern Munich blindon me kontratë afatgjate talentin shqiptar Erblin Osmani

Bayern Munich ka zyrtarizuar rinovimin afatgjatë të kontratës me talentin shqiptar, Erblin Osmani, duke konfirmuar besimin e madh që ka te mesfushori 17-vjeçar.

Futbollisti shqiptar i lindur në Mynih, iu bashkua akademisë së Bayernit në vitin 2017, me hapjen e kampusit të klubit, dhe që atëherë ka kaluar nëpër të gjitha grupmoshat e ekipit bavarez.

Drejtori i zhvillimit të të rinjve, Jochen Sauer, u shpreh i kënaqur me vazhdimin e bashkëpunimit.

“Erblin është një djalosh i lindur në Mynih dhe një produkt i vërtetë i FC Bayern. Ai tashmë ka debutuar me ekipin e parë dhe ne besojmë në potencialin e tij të madh për zhvillim. Jemi të lumtur që hapat e ardhshëm do t’i bëjmë së bashku,” deklaroi Sauer.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments