Thursday, July 23, 2026
FAQJA E PARE KRYESOREMbappe rendit gjashtë futbollistët më të mëdhenj në historinë e Kupës së...

Mbappe rendit gjashtë futbollistët më të mëdhenj në historinë e Kupës së Botës, Messi mbetet i dyti

Kylian Mbappe ka zbuluar renditjen e tij personale të futbollistëve më të mëdhenj në historinë e Kupës së Botës, duke vendosur Pelé në vendin e parë, përpara Lionel Messi.

Sulmuesi francez, i cili në Botërorin 2026 u bë golashënuesi më i mirë në historinë e turneut me 22 gola, mori pjesë në një sfidë të organizuar nga YouTuberi Fiago, ku duhej të rendiste gjashtë legjenda të Kupës së Botës pa e ditur paraprakisht emrin e radhës që do t’i shfaqej.

“Në Kupën e Botës kam bërë më shumë se Platini”

Mbappe e vendosi në vendin e gjashtë legjendën franceze Michel Platini, duke argumentuar se ndikimi i tij më i madh ishte në Kampionatin Evropian. Në pozitën e pestë ai renditi veten.

“Në Kupën e Botës kam bërë më shumë se Platini”, u shpreh sulmuesi i Real Madridit.

Në vendin e katërt u rendit Zinedine Zidane, heroi i Francës në triumfin e Botërorit 1998.

Vendi i tretë i takoi legjendës argjentinase Diego Maradona, i cili udhëhoqi Argjentinën drejt titullit në vitin 1986.

Pele përpara Messit

Për dy vendet e para, Mbappe zgjodhi dy emrat që konsiderohen gjerësisht si më të mëdhenjtë në historinë e futbollit.

Në vendin e dytë ai renditi Lionel Messin, kampion bote me Argjentinën dhe një nga lojtarët më dominues në historinë e turneut.

Megjithatë, në krye të listës francezi vendosi Pelén, i vetmi futbollist që ka fituar tre Kupa Bote (1958, 1962 dhe 1970).

Sipas Mbappes, ky sukses unik e bën brazilianin futbollistin më të madh që ka luajtur ndonjëherë në skenën më të madhe të futbollit. /Telegrafi/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments