Friday, July 24, 2026
FAQJA E PARE BASKETBOLLBASKETBOLL/ Klajdi Kiri e mbyll me Vllazninë. Lojtari 2.08 metra i gjatë...

BASKETBOLL/ Klajdi Kiri e mbyll me Vllazninë. Lojtari 2.08 metra i gjatë po sheh opsione të tjera për karrierën e tij

Merr fund aventura njëvjeçare e basketbollistit Klajdi Kiri me Vllazninë. 25 vjeçari që kishte ardhur verën e kaluar nga Amerika për të luajtur me fanellën kuqeblu, tashmë ka vendosur të bëjë një zgjedhje tjetër për vazhdimin e karrierës së tij.

Lojtari 2.08 metra i gjatë bëri paraqitje të mira me ekipin shkodran duke qenë një pikë e fortë e tij në sezonin që lamë pas dhe si rrjedhojë ai fitoi edhe të drejtën për të qenë pjesë e ekipit tonë kombëtar.

Burime pranë tij bëjnë të ditur për Gazeta “SHKODRA SPORT” se me shumë të ngjarë lojtari do të vazhdojë të luajë në Kosovë në sezonin e ri. Janë disa ekipe atje që duan të marrin shërbimet e tij por vetë Klajdi ende nuk e ka vendosur për destinacionin e tij të ardhshëm.

Një opsion tjetër duket se është rikthimi sërish në Amerikë, atje ku ka dhe familjen e tij, megjithatë qendra shtatëlarte për momentin ka dëshirë të vazhdojë të luajë në Europë, por deri tani qëndrimi tek Vllaznia nuk është më një opsion i mundshëm.

Burimi: Gazeta “SHKODRA SPORT”

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments