Friday, July 24, 2026
FAQJA E PARE KRYESOREPresidenti i Argjentinës thyen heshtjen pas kërkesës për riluajtjen e finales së...

Presidenti i Argjentinës thyen heshtjen pas kërkesës për riluajtjen e finales së Botërorit

Presidenti i Federatës Argjentinase të Futbollit ka reaguar pasi një peticion i nisur nga tifozët kërkoi riluajtjen e finales së fundit të Kupës së Botës.

Goli i Ferran Torres në kohën shtesë i siguroi Spanjës triumfin e dytë në histori në Kupën e Botës të dielën e kaluar (19 korrik), ndërsa Argjentina, që në turne kishte hyrë si kampione në fuqi, u detyrua të kënaqej me medaljet e argjendta.

Sjellja e argjentinasve pas ndeshjes është kritikuar ashpër, pasi anëtarë të stafit dhe disa futbollistë, përfshirë Leandro Paredes, u përfshinë në përplasje fizike dhe verbale me lojtarët e Spanjës. Në një rast, Gavi u rrëzua në tokë pas një incidenti.

Për këtë ngjarje, FIFA ka nisur tashmë një hetim.

Ndërkohë, pjesa më e madhe e skuadrës së Argjentinës i kthyen shpinën Spanjës teksa “Furia e Kuqe” ngrinte trofeun e Kupës së Botës gjatë ceremonisë së ndarjes së medaljeve.

Në të njëjtën kohë, tifozët e “La Albiceleste” nisën një peticion ku vunë në pikëpyetje paraqitjen e gjyqtarit Slavko Vinçiç, i cili drejtoi finalen. Peticioni ka mbledhur tashmë mijëra nënshkrime.

Presidenti i Federatës Argjentinase të Futbollit, Claudio Tapia, ka reaguar ndaj kësaj situate, duke u bërë thirrje tifozëve ta pranojnë fitoren e Spanjës dhe të vazhdojnë ta mbështesin kombëtaren pas këtij zhgënjimi.

“Nuk arritëm ta mposhtnim Spanjën. Ata ishin më të mirë, fituan me meritë dhe ne duhet ta pranojmë këtë”.

“Në sport mëson edhe duke i pranuar humbjet me të njëjtin dinjitet me të cilin feston fitoret”.

“Po, humbëm një finale. Por është gjithashtu e vërtetë se ky grup i ka dhuruar gëzim të jashtëzakonshëm vendit tonë. Argjentina kishte festuar që më herët, sepse kjo skuadër tregoi edhe një herë pse do të thotë kaq shumë për popullin tonë”.

“Humbja dhemb. Dhemb sepse jemi konkurrues, sepse jemi kombëtarja më e suksesshme në histori dhe vendi i dytë nuk na mjafton kurrë. Dhemb sepse jemi mësuar të luftojmë deri në fund dhe sepse vazhdojmë të jemi një nga dy ekipet më të mira në botë”, deklaroi Tapia./Telegrafi/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments