Sunday, July 26, 2026
FAQJA E PARE KRYESORERespekti i madh edhe pas fitores: Anthony Joshua feston me flamurin shqiptar

Respekti i madh edhe pas fitores: Anthony Joshua feston me flamurin shqiptar

Boksieri Anthony Joshua ka treguar klas të madh duke e mbajtur flamurin shqiptar pas triumfit ndaj Kristian Prengës. Britaniku e nokautoi shqiptarin në raundin e dytë, pavarësisht se boksieri jonë e nisi për mrekulli për ta rrëzuar pas vetëm 30 sekondave në raundin e parë.

Megjithatë, me disa goditje të forta në raundin e dytë, Joshua s’i dha asnjë shans Pregnës për t’u ngritur dhe vazhduar luftën.Sidoqoftë, menjëherë pas triumfit – Joshua kërkoi që ta festonte me flamurin shqiptar para tifozëve të tij.

Ndërkohë, ai edhe përgëzoi Prengën për luftën e mirë, duke shtuar se do të ketë një “të ardhme të mirë”.

“E falënderoj Prengën për luftën e mirë. Do të thotë shumë për Prengën dhe kampin e tij, do të thotë shumë për mua. Prenga është djalë i fortë. Ka të ardhme të ndritur. Është i fortë dhe më ka dhënë një test të mirë. Por këtë që bëra unë e bëjnë kampionët”, u shpreh ai pas meçit.

Joshua gjithashtu konfirmoi se meçi i radhës do të jetë i shumëpritur ndaj ish-kampionit të botës së peshave të rënda, Tyson Fury./Telegrafi/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments