Futbolli shqiptar 342 diploma për trajnerë futbolli në 6 muaj… e fundit. Ky është momenti të bëjmë një pyetje të madhe: A ka nevojë Shqipëria për më shumë diploma, apo për më shumë futbollistë? Vendet që respektohen në futboll nuk njihen sepse prodhojnë mijëra trajnerë. Njihen sepse prodhojnë futbollistë.
Portugalia, Anglia dhe Holanda nuk kanë ndërtuar emër në botë duke numëruar certifikata. Kanë ndërtuar histori sepse nxjerrin talente, lojtarë të mëdhenj, futbollistë që luajnë në klubet më të mëdha të Europës.
Ata prodhojnë lojtarë. Ne shpesh prodhojmë njerëz rreth futbollit.
Sa më shumë shtohen diplomat e trajnerëve aq më shumë duhet të pyesim: A po shtohen futbollistët? Jo, po shohen shum “xhambazë e parazita”. Sepse futbolli nuk fitohet me numra në letra. Futbolli fitohet me talent, me punë dhe me njerëz që dinë ta zbulojnë një lojtar.
Një vend që ka shumë trajnerë, shumë drejtorë sportivë dhe shumë njerëz që duan të jenë pjesë e futbollit, por nuk nxjerr liderë në fushë, duhet të mendojë seriozisht. Sepse kur shtohen shumë njerëzit që jetojnë nga futbolli, por jo njerëzit që ndërtojnë futbollin, atëherë fillojnë problemet.
Shtohen ndërmjetësit pa vlerë, shtohen njerëzit që shohin interesin e tyre dhe jo talentin e fëmijës. Shtohen fjalët, shtohen kafenetë rreth lokaleve të Bllokut, shtohen diskutimet rreth zyrave të futbollit… por ku janë lojtarët? Ku është ai futbollist shqiptar që në 20 vitet e fundit është bërë lider i madh në Europë?
Kjo është pyetja që duhet të marrim përgjigje. Fëmijët me talent nuk kanë nevojë për më shumë njerëz që u dalin përpara. Kanë nevojë për njerëz që ua hapin rrugën. Futbolli nuk matet me sa trajnerë certifikon. Matet me sa futbollistë prodhon.
*Player agent


