Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit Armand Duka përmes një postimi në rrjetet sociale ka uruar futbollistin e kombëtares kuqezi Mario për kontratën e re të nënshkruar dje me klubin italian të Seria A, Genoa. Ja çfarë shkruan numri 1 i futbollit shqiptar në postimin e tij:
“Urime Mario Mitajt për hapin e ri në karrierë dhe transferimin te Genoa!
Një tjetër dëshmi se futbolli shqiptar po fiton gjithnjë e më shumë respekt dhe vlerësim në arenën ndërkombëtare. Talenti, puna dhe përkushtimi i futbollistëve tanë po shpërblehen në kampionatet më të forta të Europës.
Çdo kuqezi që ngjitet në skena të mëdha frymëzon brezin e ri, lartëson emrin e Shqipërisë dhe na bën të gjithëve krenarë.
Jam i bindur se Mario do ta përfaqësojë me dinjitet futbollin shqiptar edhe në Serie A.
Suksese në këtë aventurë të re, Mario! Shqipëria është krenare për ty!


