Monday, August 3, 2026
FAQJA E PARE KRYESORETrajneri i Shamrockut, Bradley: Egnatia është një ekip shumë i mirë, portieri...

Trajneri i Shamrockut, Bradley: Egnatia është një ekip shumë i mirë, portieri i Vllaznisë më ka treguar gjithçka

Trajneri i Shamrock Rovers, Stephen Bradley, ka folur për mediat në prag të ndeshjes kundër Egnatias, që do të luhet nesër në orën 21:00 në “Tallaght Stadium” në Dublin. Tekniku i irlandezëve deklaron se Egnatia është kundërshtari më i fortë me të cilin përballen këtë sezon në Europë dhe se ka marrë informacione për kampionët e Shqipërisë, nga Leon Pohls, që aktualisht është portieri i Vllaznisë, por më herët ka mbrojtur portën e Shamrockut.

“Egnatia luan me një sistem shumë të ngjashëm me tonin. Mendoj se, nga të 3 skuadrat me të cilat jemi përballur deri tani në Evropë, ata janë ekipi më i mirë. Janë një skuadër me orientim të theksuar sulmues; kanë shënuar shumë gola në ndeshjet e mëparshme (gjashtë në raundin e parë kualifikues të Ligës së Kampionëve dhe pesë në dy ndeshjet kundër Celjes në raundin e dytë).

Janë një ekip shumë i rrezikshëm. Kam biseduar me Leon Pohlsin, i cili luan atje, dhe ajo që tha ai përputhet me atë që kemi parë edhe ne. Egnatia është një ekip shumë i mirë”, ka thënë mes të tjerash trajneri i Shamrock Rovers, Stephen Bradley.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments