Tuesday, August 4, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLL - KATEGORIA E DYTEBasania plotëson stafin, nesër nis nga puna për sezoni e ri

Basania plotëson stafin, nesër nis nga puna për sezoni e ri

Duhej të ishte dita e hënë ajo e nisjes së përgatitjeve për sezoni e ri tek Basania, por gjithçka është shtyrë për 48 orë sepse drejtuesit e klubit kanë zgjidhur edhe disa probleme që duheshin zgjidhur para fillimit të stërvitjeve.

Vetë klubi i kategorisë së dytë përmes një postimi të bërë në faqen zyrtare se seanca e parë stërvitore e ekipit do të jetë nesër (e mërkurë) në ora 18:00 në kompleksin sportiv “Zmijani”. Në fakt spostimi nga fusha sportive e Bushatit këtu ka qenë e detyrueshme pasi gjendja e saj tashmë lë shumë për të dëshiruar dhe si rrjedhojë nuk mund të zhvillohet një stërvitje e rregullt aty.

Nga ana tjetër, Basania pas bashkëpunimit të nisur në mes presidentit Ermir Shimaj dhe menaxherit të njohur Benardin Kulla, ka bërë edhe disa ndryshime në strukturën drejtuese. Kështu, administrator i klubit do të jetë tashmë Fatmir Marku, ndërsa drejtor teknik siç kemi lajmëruar do jetë italiani Umberto Quistelli.

Është plotësuar edhe stafi teknik ku trajneri i parë Arbër Shytani do të ketë në rolin e ndihmësit Rigers Xhahysën ndërsa trajner i portierëve do të jetë sërish Eldi Hasan. Tek Basania besojnë se sezoni i ri do të jetë më i mirë se të tjerët dhe ndryshimet e fundit të ndodhura në klub në fakt kanë krijuar një ndjesi pozitive.

Burimi: Gazeta “SHKODRA SPORT”

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments