Tuesday, August 18, 2026
FAQJA E PARE KRYESORERafael Leao u ofrohet rivalëve të Milanit, por portugezi tani di të...

Rafael Leao u ofrohet rivalëve të Milanit, por portugezi tani di të thotë vetëm ‘jo’

Një lajm i bujshëm është përhapur sot në mediat italiane, të cilat kanë mësuar se Zhorge Mendez, menaxheri i Rafael Leaos, duke kërkuar të gjejë një sistemim për lojtarin, ua ka ofruar atë edhe klubeve rivale të Milanit në Serinë A.

Më saktësisht, futbollisti i është ofruar Romës, duke ia prezantuar si një zgjidhje për repartin e sulmit ku Gasperini nuk ka shumë alternativa në dispozicion.

Megjithatë, ka qenë vetë Leao ai cili ka ndërprerë gjithçka që në start, duke bërë të qartë se përveç Milanit, nuk do të luante me asnjë ekip tjetër në Serinë A.

Mendez i ka vënë përpara lojtarit edhe oferta nga Arabia Saudite, por ai i ka refuzuar menjëherë pasi kërkon një skuadër me shumë emër dhe që luan rregullisht në Champions. Një “jo” ka qenë edhe për Aston Vilën, e cila kishte shfaqur interes që të bënte një investim për futbollistin.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments