FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREDisiplina dënon Vllazninë për banderolë dhe për koret fyese të tifozëve

Disiplina dënon Vllazninë për banderolë dhe për koret fyese të tifozëve

  1. KF Vllaznia, për sjellje të gabuar të spektatorëve, duke vendosur banderolë pa lejen e zyrtarëve të ndeshjes si dhe për përdorimin e koreve fyese, në bazë të neneve 17/2/e dhe 17/2/h të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë.
  2. FC Dinamo City, në bazë të nenit 6/1/a të KDE, paralajmërohet se në rast të përsëritjes së vonesave për zbatimin në kohë të detyrave sipas Rregullores së Aktivitetit, do të jetë subjekt i masave disiplinore që parashikon Kodi i Disiplinës dhe Etikës dhe Rregulloret e FSHF.
  3. KF Iliria, në bazë të nenit 6/1/a të KDE, paralajmërohet se në rast të përsëritjes së mos marrjes së masave për zbatimin e rregullave të lojës duke shkaktuar vonesa në fillimin e ndeshjes, do të jetë subjekt i masave disiplinore që parashikon Kodi i Disiplinës dhe Etikës dhe Rregulloret e FSHF.
  4. Zyrtari i KF Pogradeci, Bekim Kuli, për provokim të spektatoreve, në bazë të nenit 14/1/f, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
  5. KS Besa, për mosmarrjen e masave të nevojshme të sigurisë dhe sjellje të gabuar të spektatorëve, duke hedhur sende në fushën e lojës, në bazë të neneve 17/1 dhe 17/2/b të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë. Në bazë të nenit 76/1/a të KDE, gjoba aplikohet në masën 50%.
  6. Flamurtari FC, për sjellje të gabuar të spektatorëve, duke hedhur sende në fushën e lojës dhe duke rrezikuar sigurinë e zyrtarëve të ndeshjes dhe të lojtarëve të ekipit kundërshtar, në bazë të neneve 17/2/b dhe 17/2/h të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë. Në bazë të nenit 76/1/a të KDE, gjoba aplikohet në masën 50%.
  7. KF Burreli, për mosmarrjen e masave të nevojshme për garantimin e rendit dhe sigurisë, si dhe për sjellje të gabuar të spektatorëve, të cilët kanë hedhur sende në fushën e lojës, duke rrezikuar sigurinë e zyrtarëve të ndeshjes dhe të lojtarëve të ekipit kundërshtar, në bazë të neneve 17/1, 17/2/b dhe 17/2/h të KDE, dënohet me gjobë në masën 300.000 (treqind mijë) lekë. Në bazë të nenit 76/1/a të KDE, gjoba aplikohet në masën 50%.
  8. Lojtari i KF Burreli, Igli Rrapi, për sjellje të dhunshme ndaj lojtarëve të ekipit kundërshtar, në bazë të nenit 14/1/h të KDE dënohet me 3 (tre) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
  9. Zyrtari i KS Kastrioti, Ramadan Ndreu, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/j të KDE dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
  10. Zyrtari i KS Kastrioti, Gazmend Vogli, për shkelje të rregullave themelore të sjelljes së mirë, duke hyrë në fushën e lojës në mënyrë të paautorizuar dhe të parregullt, në bazë të nenit 13/2/a të KDE, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
  11. Lojtari i KS Kastrioti, Fabio Hasa, për shkelje të rregullave themelore të sjelljes së mirë dhe provokim të spektatoreve, në bazë të neneve 13/2/a dhe 14/1/f të KDE, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
  12. Pranimin e kërkesës së AF Elbasani për konvertimin e pjesës së mbetur të dënimit të zhvillimit të ndeshjeve pa praninë e spektatorëve, në përputhje me nenin 75 të Kodit të Disiplinës dhe Etikës.
  13. Pranimin e kërkesës së zyrtarit të FC Dinamo City, Ilir Daja, për konvertimin e pjesës së mbetur të dënimit, bazuar në nenin 75 të Kodit të Disiplinës dhe Etikës.
  14. Rrëzimin e kërkesës së lojtarit të FK Partizani U-17, Artur Aliaj, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës dhe Etikës.
  15. Rrëzimin e kërkesës së lojtarit të KF Delvina, Keli Musta, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës dhe Etikës.

Kundër vendimit lejohet ankim brenda 3 (tre) ditëve përpara Komisionit të Apelit.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments