FAQJA E PARE FUTBOLL - KATEGORIA E DYTEKATEGORIA E DYTË/ Vllaznia 'B' kërkon ta nisë nesër me fitore në...

KATEGORIA E DYTË/ Vllaznia ‘B’ kërkon ta nisë nesër me fitore në sfidën e parë ndaj Tërbunit

Kampionati i kategorisë së dytë do të startojë ditën e nesërme dhe Vllaznia “B” rikthehet të marrë pjesë në të pas disa vitesh mungesë. Kampionia e kategorisë së tretë të sezonit të kaluar, duket shumë e vendosur për të bërë paraqitje sa më të mirë edhe në sezonin e ri, ndonëse do të luajë një kategori më lart.

Trajneri Brikeno Bizi ka ndërtuar një amsambël interesant në të cilin janë gërshetuar mirë një kontigjent lojtarësh me përvojë, me ato të rinj por edhe disa të huaj që janë bërë pjesë e këtij ekipi.

Si rrjedhojë Vllaznia “B” synon që ta nisë mbarë kampionatin dhe si rrjedhojë do të kërkojë fitoren në ndeshjen e nesërme ndaj Tërbunit, e cila do të startojë në orën 16:00 në fushën sportive “Reshit Rusi”.

Pukjanët hyjnë në kampionat si pretendentë ngaqë me ndryshimet e bëra në klub tashmë kanë ndërtuar një skuadër të fortë dhe për të synuar kategorinë e parë fillimisht duhet të kalojnë Vllazninë “B”.

Por kuptohet që nuk do ta kenë aspak të lehtë. Me emrat që ka në dispozicion dyshja Bizi- Çaku padyshim që pritet një ballafaqim i fortë dhe dilema se kush do ta fitojë këtë sfidë mbetet e hapur deri në fund të 90 minutave të nesërme.

Burimi: Gazeta “SHKODRA SPORT”

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments