Vllaznia U15 gjen fitoren e parë në kampionat. Pas humbjes 2-4 ndaj Partizanit në transfertë javën e parë të kampionatit, sot ajo ka mundur 2-1 në shtëpi ekipin e Shënkollit. Por duhet thënë se nuk ka qenë aspak e lehtë për skuadrën e drejtuar nga trajneri Edmond Doçi.
Protagonist kryesor i këtij suksesi ka qenë sulmuesi Bjordi Planaj. Ai ka shënuar golin e parë të ndeshjes në ’33 por tre minuta më vonë miqtë barazuan me anë të Bibës dhe si rrjedhojë pjesa e parë do të mbyllej në shifrat e barabarta 1-1.
Në të dytën do të ishte sërish Planaj ai që do të dërgonte topin në rrjetën e portës kundërshtare dhe si rrjedhojë i jep trepikëshin e parë Vllaznisë U15 në këtë kampionat.
VLLAZNIA U15- SHËNKOLLI U15 2-1
(Planaj ’33, ’64/ Biba ’36)
VLLAZNIA U15: Selaj, Zaganjori, Rrahishta, Guri, Belisha, Gjini, Dragani, Mimaj, Jakupi, Hajdari, Planaj. Trajner Edmond Doçi. U aktivizuan edhe Skyferaj, Gjoni, Xhaja, Doçi, Zhuri e Jana.
Burimi: Gazeta “SHKODRA SPORT”


