FAQJA E PARE FUTBOLL - KATEGORIA E PAREBesëlidhja humbet edhe në shtëpi, 'trazohet' situata në Lezhë

Besëlidhja humbet edhe në shtëpi, ‘trazohet’ situata në Lezhë

Ekipi i Besëlidhjes është ndërtuar për të qenë pretendent për në Superligë këtë sezon, por në fakt starti i kampionatit lë shumë për të dëshiruar për të. Në dy ndeshjet e para të tij, ka pësuar dy humbje dhe si rrjedhojë ndodhet në fundin e tabelës së renditjes.

Humbja e sotme në stadiumin e Lezhës ndaj Korabit në fakt djeg më shumë se ajo e javës së kaluar në Kukës. Kjo sepse të gjithë ishin përgatitur për një kthesë të skuadrës së Besëlidhjes, por kjo nuk ndodhi.

Dibranët kanë shënuar golin e parë me Taulant Markun pas një kundërsulmi perfekt ndërsa në pjesën e dytë kur pritej goli i vendasve, miqtë kanë shënuar edhe të dytin me Reçin. Në minutat e fundit Akansase ka ngushtuar shifrat por pa mundur të bëjë dot gjë më tepër.

Përfundimisht 2-1 për Korabin që triumfon brenda në Lezhë dhe kjo humbje e vendasve ka shkaktuar një situatë aspak të mirë ku edhe drejtuesit e klubit duken të pakënaqur sepse nisur nga investimi i bërë, prisnin tjetër start të kampionatit.

Burimi: Gazeta “Shkodra Sport”

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments