Vllaznia vazhdon të mos e “njoh” fitoren në këtë sezon të ri të Abissnet Superiores, 2 humbje dhe 2 barazime në 4 javë. Disfata kundër Laçit erdhi ditën e sotme, e mbyllur 0 – 2 në “dëm” të shkodranëve. Pas ndeshjes, foli për mediat, zv.trajneri i Vllaznisë, Ergi Borshi:
“Pjesë e parë u mbrojtëm mirë. Në pjesën e dytë ku duhet të rrisnim agresivitetin dhe përqendrimin, pësuam gol. Aty kur duhet të rrisnim marshin, aty ndodhi që morëm golin. Goli i parë, ishte i falur nga ne.
Rast i pafalshëm. T’ia lejosh kundërshtarit… Të dy golat sot janë të falur nga ana jonë. Pikë që duhet të punojmë shumë në tranzicionin negativ.
Nuk është problemi që punojmë në stërvitje, por ëdhe të njësia e lojtarit. Ai bën një zgjedhje të gabuar, pavarësisht se kemi punuar ndryshe në stërvitje”.


