FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREShkodrani Gabriel Guri në formacionin e javës, kthehet në një garanci të...

Shkodrani Gabriel Guri në formacionin e javës, kthehet në një garanci të madhe për portën e Laçit

Nuk pati dhe aq shumë në sfidën ndaj Vllaznisë, por kur “u thirr në apel” tregoi vlerat e tij dhe e mbajti portën e Laçit të paprekur. E kemi fjalën për portierin shkodran të kësaj skuadre Gabriel Guri. Jo më kot, falë kësaj paraqitje, 20 vjeçari u përzgjodh në formacionin më të mirë të javës së 4-të të “Abissnet Superiore” nga Federata Shqiptare e Futbollit.

Portieri i ardhur në formë huazimi nga Sassuolo, po tregon një formë të mirë sportive dhe duket se drejtuesit e Laçit kanë bërë “bingo” me afrimin e tij. Në katër javët e para të kampionatit, Guri ka ofruar siguri në prapavijë dhe me siguri që në ndeshjet e ardhshme do ta shohim edhe më lart në të gjithë aspektet.

I rritur në Shqipëri, fillimisht tek Ada e më pas tek Murlani, Gabrieli bëri një hap të rëndësishëm me kalimin tek Akademia e PSG në Francë dhe madje u shpall edhe kampion me ekipin U17 të tij. Luajti edhe Le Havre, para se të kalonte në Itali sezonin e kaluar ku luajti me Sassuolo U20 dhe falë paraqitjeve të mira me këtë ekip, fitoi edhe një kontratë me ekipin e parë.

Duke qenë se hapësirat atje ishin të pakta për aktivizim, menaxherët Benardin Kulla e Fatmir Marku mundësuan huazimin e tij tek Laçi dhe padyshim që kjo konsiderohet një lëvizje e rëndësishme për karrierën e tij dhe forma e mirë që është duke treguar në kampionatin shqiptar, padyshim që janë një bonus i madh për të ardhmen e tij.

Burimi: Gazeta “Shkodra Sport”

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments