FAQJA E PARE FUTBOLL - KATEGORIA E DYTEBasania humbet 0-1 ndaj Gramshit dhe eliminohet nga Kupa e Shqipërisë

Basania humbet 0-1 ndaj Gramshit dhe eliminohet nga Kupa e Shqipërisë

Sot janë luajtur dy ndeshjet e turit paraeliminator të Kupës së Shqipërisë dhe në njërën prej tyre ka luajtur edhe Basania e cila ka luajtur në stadiumin e Cërrikut ndaj Gramshit. Në fund të 90 minutave, është fiksuar rezultati 1-0 për vendasit të cilët kualifikohen për në turin e parë të këtij kompeticioni.

Duhet thënë se trajneri i Basanias Arbër Shytani kishte vendosur të bënte një rotacion lojtarësh për këtë ndeshje dhe duke ruajtur disa prej titullarëve sepse në fundjavë këto dy ekipe do të ndeshen sërish në të njëjtin stadium, por këtë herë për kampionat.

Pavarësisht këtij fakti, Basania ka bërë një përfaqësim dinjitoz në këtë takim dhe është ndëshkuar nga një gol i vetëm me autor Tabakun në minutën e 54-të, por që ka mjaftuar për Gramshhin që të kualifikohet më tej në Kupën e Shqipërisë.

GRAMSHI 1-0 BASANIA
54′ Tabaku

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments