FAQJA E PARE KRYESOREShtohet numri i futbollistëve nga Superiorja në Kombëtare, trajneri Maran merr edhe…

Shtohet numri i futbollistëve nga Superiorja në Kombëtare, trajneri Maran merr edhe…

Një tjetër futbollist nga Superiorja për Kombëtaren. Pas Dajsinanit, Alijit, Qefalisë, me kuqezinjtë do të bashkohet edhe Ysni Ismaili.

“Panorama Sport” mëson se mbrojtësi i Dinamos është njoftuar dhe nesër do të zbarkojë drejt Tiranës, për t’u venë në dispozicion të trajnerit Maran.

24-vjeçari ndodhej në Maqedoninë e Veriut pranë familjes në këto ditë pushimi, teksa sot është lajmëruar se do të jetë pjesë e grupit për 4 duelet e Ligës së Kombeve.

Dëmtimi i mbrojtësit Balliu, ka bërë që të lindë nevoja për afrimin e një mbrojtësi tjetër të djathtë, ku trajneri Maran ka preferuar Ysni Ismailin, i cili ka bërë paraqitje fantastike me Dinamon, si në kampionat ashtu edhe në ndeshjet europiane. Ai gjithashtu numëron edhe 4 ndeshje me Kombëtaren U21 të Alban Bushit.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments