Caktohet data kur Shoqata Rajonale e Futbollit Shkodër do të ketë krryetarin e ri të saj. Gazeta “Shkodra Sport” mëson se drejtuesit aktualë të saj bazuar edhe në statut kanë vendosur që Asambleja e Përgjithshme e Jashtëzakonshme e kësaj Shoqate do të zhvillohet më datë 16 tetor në ora 11:00 në ambientet e stadiumit “Loro Boriçi”.
Do të jetë një mbledhje e cila ndër pikat e tjera do të ketë padyshim atë më të rëndësishmen, zgjedhjen e kryetarit të saj duke plotësuar kështu edhe vendin e mbetur bosh që prej dorëheqjes së kryetarit të mëparshëm Lazer Matija.
Për momentin janë disa emra që po përmenden për këtë post, por gjithçka për kandidaturat zyrtare do të mësohet pas datës 6 tetor, që është edhe e fundit e paraqitjes së kandidaturave nga Shoqatat anëtare.
Burimi: Gazeta “Shkodra Sport”


