FAQJA E PARE BASKETBOLLMERKATO/ Vllaznia përforcohet dhe me dy lojtarë të tjerë

MERKATO/ Vllaznia përforcohet dhe me dy lojtarë të tjerë

Vllaznia e basketbollit të meshkujve përforcohet edhe me dy lojtarë të tjerë. Bëhet fjalë për amerikanët Zach Mogbo dhe Derrick Talton Jr të cilët janë bashkuar me kuqeblutë dy ditët e fundit.

Mogbo është një lojtar 2.02 metra i gjatë dhe që i shton forcë dhe intensitet skuadrës kuqeblu ndërsa Talton luan në rolin e organizatorit dhe përveçse në organizim pritet të ketë një rol të rëndësishëm edhe në lojën mbrojtëse të skuadrës.

Me marrjen dhe të këtyre dy lojtarëve, tashmë Vllaznia është edhe më plotë dhe po i jep dorën e fundit përgatitjeve për kampionatin e ri që do të startojë javën e ardhshme ndërkohë që tashmë mbeten për t’u përcaktuar objektivat e saj.

Burimi: Gazeta “Shkodra Sport”

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments