Shkruar nga Gjergj KOLA
Sporti i notit gjithë këto vitet e fundit po punon për rikthimin e sukseseve dhe traditës që ai ka patur në Shkodër dhe një meritë jashtëzakonisht të madhe në këtë drejtim ka trajneri aktual i Vllaznisë Kol Shiroka.
Po ndalemi sot tek ky personazh sepse kjo ditë përkon me atë të 60 vjetorit të lindjes së tij dhe me këtë rast, në emër të redaksisë së Gazeta “Shkodra Sport” dhe gjithë lexuesve të saj i urojmë edhe 100 vite të tjera të lumtura!
Kol Shiroka ka lindur në Shkodër më 7 tetor 1966 dhe në rininë e tij u mor me sportin e notit, duke qenë një nga sportistët cilësorë të viteve ’80 teksa ka përfaqësuar me sukses Vllazninë në garat ku ka konkurruar.
Pas lënies së sportit, ka nisur rrugëtimin e tij si trajner dhe prej vitesh po bën më të mirën e mundshme për të nxjerrë të tjerë kampionë dhe deri tani gjërat po shkojnë në rrugën e duhur me sportistë si Viki Tafrruku e të tjerë dhe padyshim që Vllaznia po e thotë ashtu si duhet fjalën e saj në notin shqiptar.
Burimi: Gazeta “Shkodra Sport”


