Shumë lajme dhe shumë zhurmë rreth Vllaznisë ditën e sotme dhe ajo që ka qarkulluar rëndon, por ende pa një vendim zyrtar nga ana e klubit, është largimi i Vioresin Sinanit nga posti i drejtorit sportiv të klubit.
Diku flitet për dorëheqje të tij, diku tjetër për rrokadë me Alban Nezirin dhe kalimin e tij në postin e drejtorit të Akademisë Vllaznia dhe pikërisht për këtë arsye kemi kontaktuar me vetë Sinanin për të marrë një përgjigje përfundimtare për këtë çështje.
Ai ekskluzivisht për Gazeta “Shkodra Sport” është përgjigur: “Nuk është e vërtetë që kam dhënë dorëheqejen nga posti i drejtorit sportiv. Mund të them vetëm që jam nën kontratë me ekipin, me klubin Vllaznia dhe kaq”.
Një përgjigje e shkurtër por që të lë të kuptosh se në ditët në vijim mund të ketë zhvillime të tjera tek kuqeblutë, me situatën jo pak të trazuar së fundi.
Burimi: Gazeta “Shkodra Sport”


