Pas suksesit të femrave, edhe ekipi i meshkujve të Vllaznisë e ka nisur me fitore kampionatin. Mbrëmjen e sotme, djemtë e drejtuar nga trajneri Eni Llazani kanë fituar me rezultatin 97-80 ndaj Elbasanit në sfidën e luajtur në pallatin e sportit “Qazim Dervishi”.
Vetëm perioda e parë ka patur deri diku rivalitet sepse më pas në fushë Vllaznia vendos “diktatin” e saj. Të dytën e fitoi 26-11 dhe më pas dy të tjerat rregjistruan rezultatet 20-16 dhe 18-15.
Për ekipin shkodran pikëshënuesi më i mirë i ndeshjes ka qenë Hibbit që shënoi plot 29 pikë, ndërsa Mogbo ka shënuar 21 pikë e më pas White 13 pikë, Watkins 12, Shestani 10, Memçaj 8 dhe Kopliku e Tafa nga 2 pikë secili.
Burimi: Gazeta “Shkodra Sport”


