FAQJA E PARE BOKSE RËNDË/ Kërcënohen arbitrat, anullohen finalet e kampionatit kombëtar të boksit

E RËNDË/ Kërcënohen arbitrat, anullohen finalet e kampionatit kombëtar të boksit

Duhej të ishte një festë e boksit pasditja dhe mbrëmja e sotme në pallatin e sportit “Asllan Rusi” të Tiranës, por në fakt nuk ka ndodhur kështu. Kjo ngaqë ndeshjet finale të kampionatit kombëtar të boksit nuk janë zhvilluar fare. Arsyeja ka qenë sepse janë kërcënuar arbitrat dhe ato kanë vendosur të mos ngjiten në ring.

Gazeta “Shkodra Sport” mëson se problemet kanë filluar që në ditën e parë të kampionatit kur si rrjedhojë e këtyre presioneve janë tërhequr tre arbitra dhe e premtja u shoqërua edhe me goditjen e kryegjyqtarit të kampionatit nga një boksier pas në ndeshje.

Por ndërkohë sot duhej të zhvilloheshin ndeshjet finale, por nuk ka ndodhur kështu. Kur sportistët e të gjithë ekipeve janë paraqitur në pallatin e sportit “Asllan Rusi” për të filluar ndeshjet, në fakt ata kanë mësuar se disa prej arbitrave kishin marrë kërcënime nga drejtues të ekipeve të ndryshme për të bërë kujdes me arbitrimin se nëse do kishte probleme, ata do përfundonin keq.

Arbitrat e kërcënuar kanë lajmëruar drejtuesit e lartë të Federatës të cilët janë munduarr të normalizojnë situatën duke negociuar me arbitrat për t’u ngjitur në ring, por kjo nuk ka ndodhur dhe si rrjedhojë pas tre orë pritje, boksierët janë larguar nga pallati i sportit.

Tashmë i mbetet në dorë kryesisë së Federatës Shqiptare të Boksit për të marrë një vendim se cilat do të jenë masat e marra për ngjarjen e ndodhur e cila është shumë e rëndë dhe cili do të jetë vendimi për finalet ende të pazhvilluara.

Burimi: Gazeta “Shkodra Sport”

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments