Arbitrat e La Ligës do të fillojnë zyrtarisht të flasin me median pas ndeshjeve. Ky ndryshim mësohet se do ë fillojë të zbatohet këtë fundjavë.
Iniciativa, e zhvilluar nga Komiteti Teknik i Gjyqtarëve, më në fund do të zbatohet, duke u dhënë gjyqtarëve një mundësi për të shpjeguar publikisht vendimet e tyre. Ky është konsideruar si një hap i madh drejt transparencës më të madhe në futbollin spanjoll.
Iniciativa synon t’i japë fund spekulimeve, të ulë tensionet dhe t’i ofrojë publikut një pasqyrë më të qartë mbi dinamikën e vendimmarrjes në fushën e blertë.
Më parë, komunikimi i gjyqtarëve pas ndeshjeve ka qenë pothuajse inekzistent, duke lënë hapësirë për debate të pafundme, polemika televizive dhe presion të vazhdueshëm mbi drejtësinë sportive.


