Vllaznia në gjimnastikë ka shkëlqyer në garat e Kupës së Shqipërisë për moshat që u zhvilluan këtë fundjavë nv qytetin e Fierit. Ato kanë dominuar si në garat ekipore ashtu edhe në ato individuale duke treguar se janë në rrugën e duhur drejt suksesit.
Vllaznia ka zënë vendin e parë në garat e moshës 9-10 vjeç duke grumbulluar 75.0 pikë, në garat e moshës 11-12 vjeç duke grumbulluar 89.1 pikë dhe në garat e moshës 12-13 vjeç me 88.2 pikë. Ndërkohë për moshat 7-8 vjeç ka zënë vendin e tretë me 69.0 pikë.
Në garat individuale ka shkëlqyer gjimnastja Hera Mustafa e cila duke konkurruar për moshën 7-8 vjeç ka zënë vendin e parë me 24.4 pikë. Në vend të parë është renditur edhe gjimnastja Mishela Bitanji për grupmoshën 13-14 vjeç me 30.9 pikë të grumbulluara.
Në vende të dyta janë renditur Angela Preka në grupmoshën 9-10 vjeç dhe Sara Moleci në grupmoshën +15 vjeç, ndërsa në vende të treta janë renditur Klea Kraja për grupmoshën 7-8 vjeç, Amatia Lleshi në grupmoshën 11-12 vjeç dhe Viktoria Simoni në grupmoshën 13-14 vjeç.
Burimi: Gazeta “Shkodra Sport”


