Fitorja e tre ditëve më parë ndaj Partizanit nuk ka mjaftuar që Vllaznia në basketboll për femra të merrte një tjetër rezultat pozitiv edhe në ndeshjen e rradhës ndaj Flamurtarit. Shkodranet kanë qenë të pafuqishme ndaj kundërshtareve të tyre dhe si rrjedhojë janë mundur me rezultatin e thellë 44-80.
Takimi është luajtur pasditen e sotme në pallatin e sportit “Qazim Dervishi” dhe është dominuar nga fillimi e deri në fund prej ekipit të Flamurtarit. Perioda e parë ka dhuruar shifrat 30-9 dhe këtu u duk se përfundoi gjithçka.
Tre të tjerat ndërkohë kanë dhuruar këto rezultate: 17-16, 9-20 dhe 9-14. Në këtë mënyrë Vllaznia detyrohet të pranojë humbjen me 34 pikë diferencë dhe kjo padyshim që nuk ka lënë një shije të mirë, megjithatë duhet thënë se në këtë takim në formacionin shkodran ka munguar lojtarja më e mirë Bernada Rreshpja dhe kjo padyshim që pati ndikimin e vet.
Burimi: Gazeta “Shkodra Sport”


