HomeKRYESOREMrekullia e Ronaldinho, shënon nga +50m dhe detyron portierin të duartrokasë

Mrekullia e Ronaldinho, shënon nga +50m dhe detyron portierin të duartrokasë

Legjendari Ronaldinho vijon të mahnisë në ndeshjet miqësore që po zhvillon me qëllim bamirësie, dhe një natë më parë ai shënoi një gol nga distancë më e madhe se 50 metra. Gjatë karrierës së tij të shkëlqyer, braziliani dhuronte rregullisht spektakël aq sa për të shkaktuar përuljen e tifozëve para tij. Të tillë janë goli i shënuar ndaj Chelseas në përballjen për Champions League, goditja e dënimit në Kupën e Botës 2002 që la të palëvizur David Seaman, dhe shumë episode të tjera të paharrueshme prej gjeniu.

Aktualisht, ndonëse ende nuk i ka varur këpucën e tij në gozhdë, Ronaldinho është pa një klub që kur ai u largua nga Fluminense në vitin 2015 dhe duket se do të njoftojë shumë shpejt tërheqjen e tij.

Për më tepër që tani po punon si ambassador i klubit të Barcelonës. Por, ashtu sikurse ai tregoi me ekzibicionin e tij më të fundit në Brazil, vazhdon të mbartë me vete të gjithë magjinë dhe stilin gjenial. 37-vjeçari mori topin në gjysmëfushën e tij dhe pa kaluar vijën e bardhë të mesit të fushës , pa portierin jashtë zonës dhe nisi një silurë në distancë mbi 50 metra, që u ndal vetëm nga rrjeta e portës kundërshtare.

https://www.youtube.com/watch?time_continue=11&v=f0w00o-fMNU

Përpjekja e fituesit të “Topit të Artë 2005” nuk preku asnjëherë fushën. Ishte aq perfekte dhe e bukur sa që edhe vetë portieri i mundur nuk mund të ndalte së duartrokituri për mrekullinë që kishte asistuar. Po aq të mahnitur ishin edhe shokët e skuadrës së Ronaldinhos, për atë që braziliani bëri në Sao Paolo, sa që nisën t’i përulen në shenjë nderimi.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments