HomeFUTBOLLKATEGORIA SUPERIORELajmi i fundit: Mesfushori i Vllaznisë firmos në Iran

Lajmi i fundit: Mesfushori i Vllaznisë firmos në Iran

Tek skuadra shkodrane kishin filluar të mendonin për përforcime në janar ngaqë ajo kishte nevojë për ndërhyrje por në fakt, ka edhe lojtarë që po largohen prej saj. I pari duket se ka ikur sot dhe kemi të bëjmë me një prej titullarëve të saj. Bëhet fjalë për mesfushorin Edon Hasani sot i ka dhënë lamtumirën skuadrës shkodrane dhe është prezantuar diku tjetër, në një skuadër larg Shqipërisë. Një lëvizje e befasishme dhe vjen në një moment kur u tha se lojtari kishte pësuar një dëmtim në pulpë dhe ishte i pamundur për të luajtur në këto ndeshjet e fundit.

Por sot, ai është prezantuar tek skuadra e tij e re, pikërisht tek Sepahan i Iranit, skuadër ku më parë ka luajtur edhe shkodrani tjetër Xhevahir Sukaj. Një gjë e tillë është publikuar pak minuta më parë në faqen online të “Panorama Sport”.

Në fakt kjo gjë duket disi e habitshme sepse lojtari ka kontratë me Vllazninë dhe ende nuk është e qartë si është larguar sepse me siguri që askush nuk ka ditur gjë në lidhje me këtë lëvizje të tij.

© shkodrasport.com

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments