HomeFUTBOLL - KATEGORIA E PARETërbuni godet, kthen në Shqipëri ish-sulmuesin e Vllaznisë

Tërbuni godet, kthen në Shqipëri ish-sulmuesin e Vllaznisë

Merkatoja e janarit nuk vlen vetëm për Superioren por edhe per Kategorinë e Parë. Një prej skuadrave që shkëlqeu në fazën e parë ishte Tërbuni, që sidomos në nëntor e dhjetor pati një rritje fantastike, duke kapur vendet e kreut në grupin A. Sulmi kishte disa mangësi dhe tashmë Drejtori sportiv Oltijon Kërnaja ben afrimin e parë, sepse vjen sulmuesi Jurgen Gjini. Keshtu ka raportuar pak minuta me pare gazeta “Sport Ekspres” Sipas saj, ish-sulmuesi i Vllaznisë vetem pak kohe me pare shkeputi maredheniet me ekipin kosovar te Flamurtarit te Prishtines dhe tashme do te jete pjese e Terbunit.

Gjini me golat e tij ndihmoi për ngjitjen në Superligën e Kosovës dhe ka shënuar edhe këtë sezon mes më të mirëve, por Flamurtari është në krizë të thellë dhe shkodrani ka zgjedhur Tërbuni ne drejtuar nga Kreshnik Krepi.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments