Merkatoja e janarit nuk vlen vetëm për Superioren por edhe per Kategorinë e Parë. Një prej skuadrave që shkëlqeu në fazën e parë ishte Tërbuni, që sidomos në nëntor e dhjetor pati një rritje fantastike, duke kapur vendet e kreut në grupin A. Sulmi kishte disa mangësi dhe tashmë Drejtori sportiv Oltijon Kërnaja ben afrimin e parë, sepse vjen sulmuesi Jurgen Gjini. Keshtu ka raportuar pak minuta me pare gazeta “Sport Ekspres” Sipas saj, ish-sulmuesi i Vllaznisë vetem pak kohe me pare shkeputi maredheniet me ekipin kosovar te Flamurtarit te Prishtines dhe tashme do te jete pjese e Terbunit.

Gjini me golat e tij ndihmoi për ngjitjen në Superligën e Kosovës dhe ka shënuar edhe këtë sezon mes më të mirëve, por Flamurtari është në krizë të thellë dhe shkodrani ka zgjedhur Tërbuni ne drejtuar nga Kreshnik Krepi.