Monday, January 12, 2026
FAQJA E PARE SPORT I HUAJTifozët vendas rrahin keq futbollistët miq (Video)

Tifozët vendas rrahin keq futbollistët miq (Video)

Për pak sa nuk ka përfunduar në tragjedi një ndeshje futbollit e luajtur në kampionatin turk të futbollit.

Kur ishte duke u zhvilluar takimi i skuadrës Yeni Çanspor-Sultangazispor, ka pasur një rrahje masive.

Në fund të ndeshjes, të mbyllur me rezultatin 2-2, tifozët vendës kanë hyrë në fushë dhe kanë sulmuar lojtarët miq.

Sipas atyre që shkruajnë mediat në Turqi, 4 prej tyre janë dërguar në spital me dëmtime të rënda. Dhuna vazhdoi edhe në dhomat e zhveshjes.

Policia ka nisur hetimet për arrestimin e autorëve, por nga fotot dhe pamjet duket qartë dëmtimi që kanë pësuar futbollistët nga Stambolli.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments