Wednesday, January 14, 2026
FAQJA E PARE PA KATEGORIGennaro Gattuso: E kemi marrë rrogën!

Gennaro Gattuso: E kemi marrë rrogën!

Ndeshja e kthimit në Europa League kundër Ludogorets, e cila vlen kualifikimin për në 1/8-t e finaleve të Europa League dhe mbrojtja ndaj pronarit të klubit të Milan, Yonghong Li.

Këto kanë qenë dy temat për Gennaro Gattuso në takimin e zakonshëm me gazetarët. Trajneri kuqezi ka sqaruar situatën.

“Nuk janë të vërteta ato që kam lexuar dhe nuk kemi përse të shqetësohemi.

Pagat tona kanë ardhur edhe para datës që i kemi dhe nuk ka mungon asgjë në aspektin organizativ.

Klubi i Milan është një makineri perfekte.” Kundër bullgarëve do të nisë gjithçka nga rezultati 3-0 në ndeshjen e parë:

“Nuk duhet të bëjmë shaka me zjarrin. Duhet të respektojmë kundërshtarin. Vetëm kështu mund të kualifikohemi.” /telesport/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments