HomeFUTBOLLKATEGORIA SUPERIORELuftëtari në kërkim të Europës, në Shkodër për të prishur ‘trendin’ kundër...

Luftëtari në kërkim të Europës, në Shkodër për të prishur ‘trendin’ kundër Vllaznisë

Luftëtari është një nga ato ekipe që këtë sezon ka bindur me lojën e tij dhe një nga ekipet më simpatike të Superligës.

Tashmë në kuotën e 44 pikëve në vendin e katërt të renditjes, ambiciet janë shtuar për ekipin bluzi.

Në bazë të rezultateve të javëve të fundit tashmë sytë janë hedhur për një kualifikim i mundshëm në kupat e Europës sezonin që vjen.

Por për të marrë pjesë në kupat e Europës duhet të fitohen edhe ndeshjet e rradhës dhe ajo e kësaj jave është me të vërtetë një transfertë e vështirë për gjirokastritët.

Luftëtari udhëton drejt Shkodrës në një sfidë kundër Vllaznisë që është në kërkim të pikëve për mbijetesën.

Kuqeblutë janë ekipi i vetëm ndaj të cilëve Luftëtari nuk ka fitruar këtë sezon. Dy barazime 0-0 dhe një fitore 2-1 flasin në favor të shkodranëve këtë sezon.

Luftëtari do përpiqet që ta prishë këtë ‘trend’ ditën e shtunë kur do zbresë në ‘Loro Boriçi’./newsport/

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments