...
HomeFUTBOLLKATEGORIA SUPERIORELëvizja e papritur: Dy arbitra shkodranë "thirren" në UEFA!

Lëvizja e papritur: Dy arbitra shkodranë “thirren” në UEFA!

Një lëvizje e papritur për dy prej arbitrave të Kolegjiumit të arbitrave të futbollit të Shkodrës.

Ata prej disa ditësh ndodhen në Zvicër, pikërisht pranë zyrave të institucionit të futbollit europian- UEFA.

Bëhet fjalë për Indrit Myrtjen dhe Fisnik Thorjen. Bashkë me ta është edhe arbiti anësor elbasanas Uran Korra.

Të tre këta arbitra të rinj dhe të perspektivës janë dërguar pranë UEFA-s për të marrë pjesë në një seminar 10 ditor që ajo zhvillon.

“Cener for refering of exelence”- quhet seminari në të cilin marrin pjesë tre shqiptarët.

Qëllimi është padyshim rritja e performancës së tyre dhe kjo arrihet përmes mësimeve që marrin ndërkohë që do të drejtojnë një ndeshje kontrolli.

Nga sa bëhet e ditur, këta tre arbitra kanë për t’u kthyer sërish pas 6 muajsh pranë zyrave të UEFA-s për të parë përmirësimin e bërë dhe për të drejtuar sërish një ndeshje tjetër.

Një seminar i tillë natyrisht që do të jetë shumë i vlefshëm për Myrtjen dhe Thorjen, dy shkodranët të cilët konsiderohen si arbitra të perspektivës dhe jo më kot edhe FSHF është duke investuar për ta.
© shkodrasport.com

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

Seraphinite AcceleratorOptimized by Seraphinite Accelerator
Turns on site high speed to be attractive for people and search engines.